E përditshmja franceze Le Figaro ka përditësuar lajmin e të dielës, se Franca dhe Britania e Madhe kanë lejuar Ukrainën të përdor raketat me rreze të gjatë veprimi SCALP/Storm Shadoë për të sulmuar territorin rus.
Artikulli tani i shënjuar si i “përditësuar”, ka zëvendësuar deklaratën me “debatet tashmë kanë filluar nëpër zyrat e liderëve nëse duhet lejuar përdorimi i raketave perëndimorë për sulme brenda territorit rus”, transmeton Telegrafi.
Le Figaro ka shtuar se “presidenti francez Emmanuel Macron ka folur pro idesë gjatë një vizite në Gjermani gjatë majit të këtij viti”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot as që e ka konfirmuar e as mohuar nëse Ukraina është lejuar të përdor raketa SCALP për të sulmuar në territorin rus.
“Ne haptazi kemi thënë se është një opsion që duhet ta shqyrtojmë nëse është për t’u lejua të sulmojë objektivat nga ku Rusia aktualisht po nis sulmet drejt territorit të Ukrainës. Kështu që nuk ka ndonjë të re në këtë aspekt”, ka thënë Barrot gjatë takimit të ministrave të BE në Bruksel.
Storm Shadoë e njohur si SCALP EG është një raketë ajër-tokë e dizajnuar për të shkatërruar caqet që janë stacionuar në një pikë të caktuar. /Telegrafi/