Blero Muharremi dhe Kolë Oroshi i kanë bashkuar forcat për të ardhur me një duet.
Kënga titullohet “Një ditë” dhe është kompletuar me videoklip.
Irkenc Hyka qëndron prapa kësaj kënge, pasi është kujdesur për muzikën.
Produksioni Imagine Films e ka realizuar anën vizuale të këtij projekti.
“Shpresoj t’ju pëlqej…”, ka shkruar Blero në njoftimin për këngën e re në rrjetet sociale.
Para kësaj kënge, kantautori Bleroi solli projektin e titulluar “Mbylli sytë”.
Ndërkaq, dy këngëtarët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën.
Gjatë verës, ata sollën këngën “Jar nana”, e cila po ashtu ishte punuar nga Irkenc Hyka. /Telegrafi/