Telegrafi

Një bazë ushtarake ruse në Krime po digjet, mbyllet autostrada – planifikohet evakuimi i 2000 njerëzve

Sergey Aksyonov, guvernatori i Krimesë i cili u emërua nga Moska, shkroi në Telegram se është planifikuar evakuimi i përkohshëm i rreth dy mijë njerëzve nga rrethi Kirovsky në gadishullin e aneksuar.

Arsyeja e evakuimit është një zjarr që shpërtheu në terrenet e stërvitjes ushtarake, transmeton Telegrafi.

“Është planifikuar një evakuim i përkohshëm i popullsisë nga katër zona të banuara. Në total, bëhet fjalë për rreth 2000 njerëz”, tha Aksyonov.

Lexo po ashtu Si po luftojnë Zelensky dhe Putin për mbështetjen e Erdoganit të Turqisë

Ai konfirmoi se autostrada e afërt Tavrida ishte e mbyllur. Për shkak të zjarrit u formua një ekip krizash.

Më herët, agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi se ka pasur shpërthime në bazat ushtarake.

Ndryshe, rusët njoftuan dje se kanë rrëzuar 28 dronë ukrainas mbi Krime natën nga e hëna në të martë.

Lexo po ashtu Parlamenti Evropian e do Lukashenkon pas hekurave, i kërkon Hagës urdhër arresti për liderin bjellorus

Sipas informacioneve nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në atë sulm nuk ka pasur viktima apo dëme. /Telegrafi/