Një vajzë e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.
Sipas babait të saj, vajza është sulmuar nga dy persona të tjerë.
“Dy bandidat që sillen rreth objektit të shkollës që nuk janë në atë shkollë, njëri e ka puth, ka tentu me dhunu po fati i çikës e ka shty”, thotë babai i vajzës.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Fetahu, thotë se përveç disa dyshimeve, nuk kanë asgjë konkrete lidhur me rastin.
“Lidhur me rastin në fjalë, ne nuk kemi raport zyrtar nga policia, përveç dy deklaratave kontradiktore mes prindit dhe vajzës së tij”, tha Fetahu, për Klan Kosova.
Gjatë të shtunës policia nuk i ka kthyer përgjigje televizionit për rrethanat e rastit. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se është arrestuar një person i dyshuar për sulm seksual.
https://www.youtube.com/watch?v=gS7B614sUEM