Debati në mes deputetëve Muharrem Nitaj nga AAK dhe Haxhi Shala nga Nisma ka vazhduar në rrjetet sociale.
Nitaj u është përgjigjur reagimeve që ngjalli te Nisma deklarata e tij se në çarshi po flitet se Fatmir Limaj po kthehet në PDK.
Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.
“Nuk është mirë që fjalët të nxirren nga konteksti por mendimi i shpërfaqur duhet të thuhet e të lexohet i plotë dhe brenda logjikës”, ka shkruar Nitaj.
Reagimi i plotë:
Pergjige kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)
I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!
Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.
Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:
Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.
Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)
Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!
Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje! /Telegrafi/