Site icon Telegrafi

Nishani: Kosova nuk është çështje e një shteti, por është Jerusalemi i shqiptarëve

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani duke aluduar në deklaratat e fundit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe korrigjimit të kufijve, tha se Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por kolona kryesore e sigurisë kombëtare për shqiptarët.

Nishani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

Lexo po ashtu Thaçi: Nëse ka pajtueshmëri, Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës
Lexo po ashtu Majko përfshihet në debatin e kufijve: Ti thotë dikush Gjuriqit se Jugosllavia nuk ekziston më
Lexo po ashtu Veseli: Kosova do të hyjë në OKB me kufijtë e saj të pavarësisë

“Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti por Kolona Kryesore e Sigurisë Kombëtare për shqiptarët.  Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata, anekënd botës.  Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova.  Ndaj Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve”, shkruan Nishani.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë idenë për korrigjim kufijsh. Ai duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version