Site icon Telegrafi

Nis takimi i presidentes Osmani me kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut

Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, temë diskutimi ndër të tjera do të jetë situata në Kosovë, dialogu dhe zhvillimet e fundit.

Gjithashtu, kryeministri Rutte dhe Bettel gjatë ditës do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Telegrafi.

Një ditë më parë, kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo po ashtu Kryeministri holandez në Beograd përmendi dhunën ndaj civilëve, KFOR-it dhe gazetarëve në veri, "çuditet" Vuçiqi

“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.

“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evr`opian”, ka shtuar kryeministri holandez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version