Telegrafi

Nis seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve në rastin e patentë shoferëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që gjykata të vendos për masën e paraburgimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës të premten ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.

Lexo po ashtu Këta janë personat e arrestuar në aksionin e policisë për dallavere me patentë shoferë (Lista e emrave)

Zyrtarë të Ministrisë së Infrasturkturës sot janë sjellë në gjykatë për t’u përballur me akuzat.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe pronarë autoshkollash, ekzaminierë, mjekë dhe kandidatë.

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.