Janë publikuar edhe reagimet e para greke ndaj intervistës së kreytarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhënë për televizionin grek ”Mega”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me deklaratën e Ivanovit për moskoordinim të Greqisë me Maqedoninë, është kundërpërgjigjur ministri grek për mbrojtje civile, Nikos Toskas, i cili këkron nga politikanët në Maqedoni që të jenë më të kujdesshëm se çfarë flasin.
Toskas thotë se këto reagime të Maqedonisë janë vetëm një tentim për integrim sa më të lehtë në BE dhe në NATO, duke theksuar se Shkupi është duke tentuar që të fitojë një rol që nuk mund ta ketë.
Ministri grek i hodhi poshtë akuzat e Ivanovit për moskomunikim dhe mosinformim ndërmjet forcave policore të të dy vendeve. Ai sugjeron forcim të kontrollit të policisë maqedonase ndaj aktivistëve të huaj të cilët shkojnë në Greqi përmes Maqedonisë, dhe mendohet se i nxitin protestat./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Ivanov: Nuk i ngjan një vendi anëtar i BE dhe NATO si Greqia, të rrezikojë Maqedoninë