Telegrafi

Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Pak ditë më parë, Noizy, u raportua se është përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë në qytetin e Pejës.

Gjatë përleshjes, dyshohet se Rigels Rajku (emri i vërtetë) dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin ‘Medi’.

Deri më tani, nuk ka ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.

Foto: Screenshot/Instagram

Në ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i ka bërë thirrje Noizyt dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.

Në një prononcim për Telegrafin, Nikçi fton edhe qytetarët të japin informacione në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Noizy

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pasur avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese”, tha Nikçi për Telegrafin.

“Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial neve na duhen vetëm informata”, theksoi ndër të tjerash.

Noizy (Foto: Screenshot/Instagram)

Noizy nga ana tjetër ka reaguar me një postim në Instagram, ku thotë se nuk ka prekur asnjë person atë natë. /Telegrafi/