Milani dëshiron ta dërgojë M’Baye Niangun drejt Genoas, por ofertat nga Anglia me klube si Liverpooli, West Hami dhe Crystal Palace mund t’ia ndryshojnë mendjen kuqezinjve.
Sulmuesi nuk është tubuar fare për ndeshjen e sotme që Milan e luan kundër Juventusit në kuadër të Kupës së Italisë.
Rossonerët mendojnë ta huazojnë te Genoa për gjashtë muaj, duke e ofruar në të njëjtën formulë Lucas Ocamposin.
Por sipas medieve italiane, Niang ka oferta dhe menaxheri i tij është duke biseduar me klube si West Ham United dhe Liverpool.
Crystal Palace po ashtu janë të interesuara, por dy klubet e para janë të gatshem të paguajnë më shumë.
Milani kërkon 18 milionë euro për 22 vjeçarin.
Ai ka tre gola dhe tre asistime në 18 ndeshje të Serie A, por trajneri Vincenzo Montella nuk e do më në skuadër dhe shtija mund të bëhet e detyruar. /Telegrafi/