Milani dhe Hakan Calhanoglu janë larg arritjes së një marrëveshjeje për rinovimin e kontratës së mesfushorit – raporton Tuttosport.
Klubi dhe lojtari janë në bisedime për vazhdimin e kontratës, mirëpo kërkesa e futbollistit është larg asaj që ofrojnë Rossonerët.
Drejtuesit e Milanit duhet të reagojnë shpejt për të marrë një vendin, duke qenë se turku ka marrëveshje me klubin italian deri në verën e ardhshme.
Kjo do të thotë se që në muajin janar, ai mund të nisë negociatat me klubet e interesuara, ku pastaj në qershorin e ardhshëm mund ta largohet si lojtar i lirë.
Për më shumë, interesim për shërbimet e Calhanoglut kanë shprehur rivalët e Milanit, Inter dhe Juventus. /Telegrafi/