Telegrafi

Ngacmim seksual në Podujevë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, të martën në ora 17:10.

“Podujevë 18.10.2022 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/