Spektakli Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e shikuesve që në 10 ditët e para të tij.
Përveç debateve të shumta dhe daljeve të papritura nga shtëpia, në publik është diskutuar shumë edhe për raportin mes banorëve.
Në veçanti, së fundmi vëmendje ka marrë një veprim i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili u hodh përmbi moderatoren Kiara Tito, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në shtrat.
Me të ndodhur, ajo është larguar dhe e ka pyetur me habi se çfarë po bën, pasi ai u hodh mbi të pa miratimin e saj.
“Bëra prova, thash si ishte, s’t’preka”, i ka thënë ai, i cili përkundër vërejtjeve të tërhequra nga Kiara ka vazhduar me avazin e njëjtë për disa ditë.
“Do më duheshin tre Big Brother- a për të vendosur nëse do të kisha diçka me ty”, i ka thënë moderatorja e njohur këngëtarit shkodran.
“Mos u mundo tani të më bëshë të dukem keq. Unë e di çka bëje ti dje me Tean, tu i kap flokët. Dhe për Tean që e kishe ngjitu dhe po i mbaje dorën në prehër ke thënë, kjo që e kam këtu ma jep atë lirshmërin që të flas edhe më shumë, kurse ajo atje (Kiara) më kthen shpinën, ma bënë jetën malore. Atëherë, nëse ti djalë i dashur nisesh me qëllime për të bërë për vete një vajzë nuk e bën me ato skena. Edhe pse nuk ka ldhje se unë nuk të shoh ashtu, prap. Ajo që bëre dje dhe ajo që bërë sot është shumë e shëmtuar. Kjo nuk është se jam xheloze po meqenëse the që je qorre, jo qorre s’jam as shurdhe”, ka qenë një tjetër kundërpërgjigje e Kiarës ndaj Luizit.
E krejt këto veprime të artistit po shihen si të pavenda dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, madje ka pasur reagime edhe nga figurat publike.
Këngëtarja Enxhi Nasufi në një shkrim të publikuar në InsatStory, e cilësuar si ngacmim seksual veprimin e tij, gjersa ka kërkuar publikisht që të merren masa ndaj tij.
“Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë përsipër këtë q**. A mund dikush të ndaloj këtë lloj psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë. Ia kishazgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vetë”, ka shkruar e revoltuar këngëtarja Nasufi.
Luizi përndryshe njihet si një prej banorëve më ngacmues të Big Brother VIP Albania, që nga fillimi i spektaklit. /Telegrafi/