Jose Mourinhos gjatë karrierës së tij ka drejtuar klube të mëdha dhe pothuajse me të gjitha ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.
Trajneri portugez mund të thuhet se është njëri ndër më të mirët në historinë e futbollit me strategjitë e tij, por që ka bërë edhe disa gabime.
Special One ndër vite ka bërë disa transferime të mëdha, mirëpo janë edhe disa në numër të madh që i kanë dështuar.
Në vitin 2017, ai u bë trajneri i parë në histori të futbollit që arrin të shpenzojë mbi një miliard euro në transferimin ne lojtarëve.
Në të kaluarën, Mourinho ka drejtuar skuadra si, Porto, Chelsea dy herë, Interin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin.
Te këto klube, portugezi kishte transferuar disa lojtarë, mirëpo që kishin dështuar të tregonin vetën dhe nga ta mund të përpilojë një formacion të plotë.
Formacioni i Mourinhos me transferime të dështuara:
Portier: Emiliano Vivino (Inter)
Mbrojtës: Fabio Coentrao (Real Madrid), Papy Djilobodji (Chelsea), Tal Ben Haim (Chelsea), Khalid Boulahrouz (Chelsea).
Mesfushorë: Steve Sidwell (Chelsea), Nuri Sahin (Real Madrid), Ricardo Quaresma (Inter), Alexis Sanchez (Manchester United).
Sulmues: Mateja Kezman (Chelsea), Andriy Shevchenko (Chelsea). /Telegrafi/