Telegrafi

Nga një trup me ‘kocka’, në atë muskuloz – pamje të tjera të transformimit të pabesueshëm dhe të çuditshëm të Fernando Torresit

Pamje të tjera kanë filluar të publikohen nga transformimi muskuloz i Fernando Torresit që kur është pensionuar nga futbolli.

Ish-anëtari i Liverpoolit dhe Chelsea po i mahnitë të gjithë me ndryshim fizik që ka bërë që kur filloi pandemia me coronavirus.

I fshehur nga syri i kamerave dhe gazetarëve, Torres ka punuar në heshtje në fitnes, për të krijuar një trup të formësuar me muskuj.

Disa javë më parë, u [publikuar disa foto nga spanjolli, aty ku shihej me një fizik krejtësisht tjetër.

Futbolldashësit ishin mësuar të shikojnë një lojtar që pothuajse ishte vetëm kocka, mirëpo tani ai duket ndryshe.

Në një foto të re të publikuar nga Torres, shihet duke në fitnes dhe me muskuj edhe më të zgjeruar pamjet e para. /Telegrafi/