Telegrafi

Nga mrekullia e Maicon ndaj Juventusit tek çmenduritë e Pogbas, Ibras, Higuainit dhe Osvaldos, këta janë golat e dekadës në Serie A

Serie A është ngritur shumë në dekadën e fundit pas një rënie të madhe.

Kampionati italian është bërë shumë interesant, ku nuk mungojnë edhe transferimet e lojtarëve të mëdhenj.

Rastet më të mira janë tek transferimet e lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku, Franck Ribery apo rikthimi i Zlatan Ibrahimovic.

Në këtë kohë kur futbolli është paralizuar nga pandemia Covid-19, Serie A ka menduar për tifozët e saj.

Kanali zyrtar i Serie A në YouTube ka sjell golat më të mirë të dekadës në shënuar në elitën e futbollit italian.

Në një video të përmbledhur, shihen golat e shënuar nga yje të mëdha ndër vite si Andrea Pirlo, Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Maicon, Gonzalo Higuain, Juan Cuadrado apo Pablo Osvaldo.

Në këtë kohë kur jeni duke qëndruar të izoluar në shtëpi, shijoni golat më të bukur të dekadës në Serie A. /Telegrafi/