Nga një motoçikletë në lëvizje është shtënë me armë në lindje të Harlemit, New York, ku si pasojë kalimtarët e rastit filluan të vrapojnë nga frika se mund ta pësojnë me jetë.
Dy persona që ishin në motoçikletë filluan të gjuajnë me armë, e pamjet janë publikuar nga policia e New Yorkut, ku kamerat e sigurisë kanë kapur këtë moment, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë nga këto të shtëna nuk është lënduar askush, ndërsa të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga rruga 116-të.
Deri më tani mbetet i panjohur lokacioni i tyre, derisa policia ka bërë të ditur se po punon në identifikimin dhe kapjen e tyre. /Telegrafi/