Telegrafi

Nga Leonard Cohen deri te Will.i.am, muzika që dëgjojnë anëtarët e familjes mbretërore britanike

(Foto: Getty Images)

Gjatë një evenimenti në Pallati mbretëror Buckingham në vitin e kaluar, DJ Chris Evans ishte i angazhuar për të lëshuar muzikë, ndërsa ka treguar se mbretëresha Elizabeth II ishte mahnitur kur e kishte lëshuar këngën “Dancing Queen” të grupit sudez, “ABBA”.

Në këtë mënyrë, të gjithë të pranishmit e kishin kuptuar se ajo ishte një prej këngëve të preferuara të mbretëreshës.

Favorit i princit Charles është i ndjeri Leonard Cohen.

“Instrumentalet janë fantastikë, si edhe interpretimi i tij dhe tekstet e këngëve. Ka një zë jashtëzakonisht të butë, pakëz ngacmues”, ka thënë Charles në një intervistë para disa vitesh.

Çifti i famshëm nga familja mbretërore, princi William dhe Kate Middleton, e kishin ftuar këngëtaren Ellie Goulding në dasmën e tyre në vitin 2011 që do të thotë se muzika e saj është e preferuara e tyre.

Kur djali i tyre George ishte foshnjë, princi William e vinte në gjumë me këngët e “Coldplay”.

“Duran Duran” ka qenë bendi i preferuar i princeshës së ndjerë, Diana. Në një koncert memorial në vitin 2006, frontmeni Simon LeBon kishte mbajtur një fjalim duke thënë se janë të nderuar që Diana e ka dëgjuar muzikën e tyre.

Oliver Dene Jones, i njohur si Skream, është producent i muzikës elektronike dhe njëri prej muzikantëve të preferuar të princit Harry.

Në vitin 2014, ishte mësuar se në iPod-in e dukës së Yorkut, princit Andrew, ndodheshin disa këngë të William James Adams, i njohur si Will.i.am, pasi ato ia kishte përzgjedhur vajza e tij, Eugene. /Telegrafi/