Telegrafi

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov, një emër jo pak i njohur për internetin dhe botën e futbollit. 

19-vjeçari, hapat e parë i ka marrë në Ilbirs Bishkek, e më pas nga viti 2018 tek Galatasaray duke kaluar kategoritë e reja dhe duke pasur paraqitje shumë të mira për ekipin turk. 

Pra ishte ishte pjesë e kategorive të reja te Galatasaray, Beknaz Almazbekov, ishte bërë viral fal një gjesti të tij. 

kur ishte 13-vjeçar,  Beknaz kishte bërë për vete futbolldashësit me veprimin e tij gjatë ekzekutimit të penaltisë, shkruan Telegrafi. 

Në fakt, ai ishte është rrëzuar brenda zonës së rreptësisë dhe gjyqtarja kryesore e kishte gjykuar penalti rrëzimin e tij. 

Por, djaloshi ka këmbëngulur se nuk ishte penalti duke i kërkuar të anulonte vendimin, të cilën gjë nuk pranoi ta bënte gjyqtarja në takimin me Istanbulsporin. 

Beknaz, si kapiteni i Galatasaray mori vetë situatën në dorë, ku edhe pse është fëmijë, ai e dërgon topin jashtë golit, duke marrë duartrokitjet e lojtarëve kundërshtarë. 

 

Ndryshe, këtë gjest të lojtarit tani të Llapit e kishte përshëndetur edhe Gary Lineker, i cili e ka shpërndarë videon e Beknaz Almazbekov në atë kohë. 

Një gjë tjetër interesante ishte edhe festimi i tij i një goli me Mauto Icardin, në kohën sa luante te Galatasaray. 

Almazbekov kishte bërë disa paraqitje në ndeshjet miqësore me Galatasarayn, ndërsa është mjaft i njohur në të gjithë Turqinë. 

Beknaz Almazbekov nënshkruan për tri vite me Llapin dhe do ta shohim në fushat tona./Telegrafi/