Paris Saint-Germaini është në grupin e klubeve që bëjnë shpenzime të mëdha në afatet kalimtare, kjo falë fuqisë së madhe ekonomike që ia ka mundësuar transferimin e disa prej yjeve më të mëdha të futbollit, si Neymar, Kylian Mbappe e Lionel Messi.
Mirëpo, në fund të këtij sezoni klubi i Ligue 1 pritet të mbetet pa numrin 7 – anësorin francez – i cili pritet ta vazhdojë karrierën te Real Madridi.
Dhe tashmë, PSG ka nisur përgatitjet për zëvendësuesin e tij në afatin kalimtar veror, ndërsa Fichajes sjell pesë emrat e mundshëm:’
Memphis Depay – Qëndrimi i tij te Barcelona është i dyshimtë për shkak se nuk është në një situatë të mirë për ta treguar më të mirën nga vetja. Njëherësh, ish-sulmuesi i Lyonit ka një përvojë të mirë në Ligue 1.
Erling Haaland – Ylli i Borussia Dortmundit kërkohet nga shumë klube të mëdha dhe me rastin e largimit të Mbappe, ai do të ishte ideal për Parc des Princes. Sidoqoftë, PSG duhet të eliminojë konkurrencën e madhe për nënshkrimin e tij.
Cristiano Ronaldo – Superylli portugez do ta përqafonte idenë për të luajtur në të njëjtin klub me rivalin e tij më të madh, Lionel Messi. Po ashtu, 37-vjeçari nuk është i kënaqur te Manchester Unitedi, ku shpresonte që të kishte një sezon të suksesshëm.
Romelu Lukaku – Rikthimi te Chelsea nuk i ka shërbyer sa duhet Lukakut, i cili nuk është në momentin e tij më të mirë aktualisht. Largimi i belgut nga Stamford Bridge është një opsion real dhe ofertuesi më i madh mund t’i sigurojë shërbimet e tij. Në këtë aspekt, PSG nuk ka ndonjë telash, ashtu që e konsideron si opsion për zëvendësimin e Mbappe.
Moise Kean – Ai tashmë i ka dëshmuar cilësitë e tij në Parc des Princes, ku kishte shkëlqyer dhe e kishte bindur Juventusin ta transferonte. Sidoqoftë, ai ka mbetur prapa në përzgjedhjet e Massimiliano Allegrit, i cili pëlqen tjetër treshe në fazën e sulmit. Prandaj, kthimi ne PSG mbetet mundësi reale.
/Telegrafi/