Telegrafi

Nga Deulofeu te Isak: Zyrtarizimet më të rëndësishme të 23 janarit (Foto)

Deri më tani afati kalimtar ka qenë i heshtur dhe ka shumë punë për t’u bërë në ditët e mbetura.

Në fundjavën e fundit nuk kishte transferime që vlen të përmenden pasi duket se klubet ishin fokusuar te ndeshjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Por, e hënë e 23 janarit filloi me disa transferime të mira, ndërsa më poshtë keni ato më të rëndësishmet:

Hull City ka huazuar Lazar Markovicin nga Liverpooli

Alan Gordon i bashkohet Colorado Rapids si lojtar i lirë

Gerard Deulofeu kalon te Milani në formë të huazimit nga Evertoni

Borussia Dortmund ka nënshkruar me Alexander Isak nga AIK

Corentin Jean huazohet te Toulouse nga Monaco