Nuk ndodh shpesh që Real Madridi të shikohet si një klub që largon lojtarë cilësorë dhe kuptojmë se sa efikase është dëshmuar të jetë strategjia e shitjes së futbollistëve në të kaluarën.
Ata jo vetëm që kanë fituar një reputacion kur bëhet fjalë për të bërë nënshkrime të mëdha rekord, por gjithashtu kanë siguruar se kanë shitur disa lojtarë të profilit të lartë me çmime të mrekullueshme.
Në vitet e fundit, Madridi ka investuar në nënshkrimin e të rinjve për të ardhmen në vend të yjeve tashmë të njohur dhe në përpjekjen e tyre për ta bërë këtë, ata kanë lënë të lirë disa nga lojtarët e tyre më të mëdhenj ndonjëherë.
Një strategji e rrezikshme ndoshta, por që ka shpërblyer si shitja e Cristiano Ronaldos për shembull, jo vetëm që e pa Karim Benzeman të përmirësonte lojën e tij, por gjithashtu lejoi që Vinicius Junior të shpërthente.
Ylli portugez nuk është lojtari i vetëm që është larguar nga Madridi për një tarifë të madhe, pasi më poshtë mund të shikoni dhjetë shitjet më të mëdha ndër vite te Los Blancos:
10) Gonzalo Higuain | 39 milionë euro| SSC Napoli | 2013
9) Raphael Varane | 40 milionë | Manchester United | 2021
8) Robinho | 43 milionë | Manchester City | 2008
7) Achraf Hakimi | 43 milionë Inter | 2020
6) Mateo Kovacic | 45 milionë| Chelsea | 2019
5) Mesut Ozil | 47 milionë | Arsenal | 2013
4) Alvaro Morata | 66 milionë| Chelsea | 2017
3) Casemiro | 70.65 milionë | Manchester United | 2022
2 Angel Di Maria | 75 milionë| Manchester United | 2014
1) Cristiano Ronaldo | 117 milionë euro| Juventus | 2018 /Telegrafi/