Telegrafi

Nga Coutinho te Ozil – gjashtë lojtarët që Barcelona po i përcjell për ta zëvendësuar Neymarin (Foto)

Neymar është rrugës për në  Paris Saint-Germain, ndërsa Barcelona ka filluar të kërkojë zëvendësues për të. 

Klubi katalunas është duke kërkuar një emër që t’i bashkohet në sulm Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Edhe pse këtë verë ishin prioritet një mbrojtës dhe një mesfushor dhe u kërkuan me ngulm Ander Herrera dhe Hector Bellerin, klubi dështoi t’i blejë.

Tani lojtari që po kërkohet është sulmues i krahut, ndërsa Metro ka zbuluar gjashtë emrat që mund të ndiqen në këto ditë.

Neymar do të kalojë për 222 milionë euro te PSG dhe Barcelona do të ketë mjaftë të ardhura për ta siguruar pasardhësin. /Telegrafi/  

Philippe Coutinho

Mesut Ozil

Ousmane Dembele

Angel Di Maria

Eden Hazard

Kylian Mbappe