Site icon Telegrafi

Nga Barcelona te Liverpool e Arsenal, sa shumë skuadra të mëdha e duan Diego Carlosin

Diego Carlos. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Diego Carlos është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në futbollin spanjoll.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me Sevillën, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

E pas paraqitjeve të mira, vështirë të besohet se Diego Carlos do të mbetet në Ramon Sanchez Pizujan, kur kem parasysh faktin që shumë klube e duan atë.

Marca ka raportuar se janë plotë tetë skuadra të mëdha evropiane që kanë shprehur dëshirë për transferimin e lojtarit.

Barcelona pe kërkon në La Liga, ndërsa edhe Bayern Munich e Paris Saint Germain kanë shprehur interesim për të.

Diego Carlos. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Gjithsesi e ardhmja e lojtarit duket se do të jetë në Angli, pasi aty kërkohet nga një numër më i madh i skuadrave.

Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Manchester United kanë shprehur dëshirë për transferimin e tij.

Arsenali është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për brazilianin, me trajnerin Arteta që i ka kërkuar klubit të bëjë çmos për transferimin e Diego Carlosit në Emirates Stadium.

27-vjeçari vlerësohet lartë në tregun e transferimeve dhe duket e vështirë që Sevilla ta lë të lirë pa u paguar shuma prej 50 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version