Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje: Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, që janë nën hetime për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, nuk do të mund të kenë lehtësira gjatë hetimit, edhe nëse arrijnë të sigurojnë votat e mjaftueshme për ulëse në Parlament.
Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se ligjet e vendit nuk i japin imunitet kandidatëve për deputetë, nëse këta të fundit hetohen para se të zgjidhen në këtë post.
Mirëpo, nëse ata zgjidhen në këto poste, partia e tyre është e gatshme tua ruaj vendet e tyre deri sa ata të lirohen nga akuzat.
Përveç saj anëtari i kryesisë së kësaj partie Rexhep Selimi ka thënë se ata megjithatë kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e Kuvendit edhe nëse janë në arrest shtëpiak.
Ai shtoi se ka pasur raste të mëhershme kur të dënuarit me arrest shtëpiak kanë marr pjesë në seanca të Kuvendit. /Tribuna/