Telegrafi

Nga 722 vetura të regjistruara në mars, në asnjë më 3 prill, Bislimi: Serbët në veri në trysni të madhe nga strukturat ilegale

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi tha sot se në Bruksel tha se në muajin mars ka pasur shtim të konvertimit të targave nga qytetarët serb në veri por një gjë e tillë ndryshoi pas ushtrimin të dhunës dhe kërcënimeve në veri me djegien e veturave.

Bislimi para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme tha se nga 137 vetura të regjistruar në ditë, në 0 konvertim të targave më 3 prill, raporton Telegrafi.

Ai bëri të ditur se vetëm në mars janë regjistruar 722 vetura, por sipas tij, interesimi ka rënë pas djegies së veturave.

“Tek targat ekziston një brengë që ka potencial nga ana e Serbisë që të destabilizojë situatën e sigurisë duke keqpërdorur temën e targave. Ju e keni pa javën e kaluar aktivitetin e shtuar të strukturave ilegale dhe kriminale në veri në djegien e veturave të qytetarëve serbë që kanë vendosur që të konvertojnë targat e tyre me ato të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri.

Ai bëri të ditur se në muajin mars kishte shtim të gatishmërisë së qytetarëve dhe se brenda pak ditëve janë regjistruar afërisht 1/10  e veturave që nuk kanë qenë të konvertuar ende.

“Me atë ritëm shumë shpejt do të kishim pas mundësi të konvertojmë shumicën absolute të targave ilegale. Situata ka ndryshuar në prag të takimit në Bruksel me ushtrimin e dhunës dhe kërcënimeve vullneti i qytetarëve është ndrydhur dhe kanë pushuar së regjistruari.

Nga 137 vetura të regjistruar në ditë, në 0 vetura më 3 prill”, tha Bislimi.

Sipas tij, është e qartë që qytetarët serbë në veri janë nën trysni të madhe që të mos e realizojnë vullnetin e tyre. /Telegrafi/