Site icon Telegrafi

Neymari alarmon Realin dhe Barcelonën – refuzon vazhdimin e kontratës me Parisin

Neymar po vazhdon ta kërkojë largimin nga Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian në verën që shkoi shkaktoi shumë trazira te skuadra franceze, pasi e dëshironte largimin nga Ligue 1.

Neymar po vazhdon me dëshirën e tij për t’u larguar nga kampioni i ligës franceze, derisa për të kanë zgjuar interesim Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United.

Sipas asaj që raporton Sport, PSG dëshiron që të arrijë një marrëveshje të re me brazilianin dhe t’i zgjatë kontratën deri në vitin 2025.

Lexo po ashtu Abidal: Neymari është gjithmonë opsion për Barcelonën

Kontrata aktuale e Neymarit përfundon në vitin 2022, derisa është në mesin e lojtarëve më të paguar në botë.

Por, sipas të përditshmes spanjolle, lojtari i rebeluar nuk është i interesuar që ta vazhdojë kontratën dhe po mendon që të largohet përfundimisht në verën e vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version