Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, thuhet se u ka thënë shokëve të skuadrës se dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Sipas mediumit francez Le Parisien, Neymar i ka rrëfyer një grupi të ngushtë shokësh që shpreson të kthehet në Spanjë te Reali këtë verë.
Ai pranoi ambiciet e tij në një darkë të organizuar nga kapiteni i skuadrës francez, bashkëkombësi i tij, Thiago Silva.
Në Zino Restaurant në Paris ishte Marco Verratti, Yuri Berchiche, Javier Pastore, Marquinhos dhe Thiago Motta, së bashku me Thiago Silva dhe disa nga miqtë e mirë të Neymarit.
Dreka u organizua për të festuar titujt e PSG-së këtë sezon, por Neymari gjithashtu mori mundësinë për të shpjeguar planet e tij.
Së bashku me pranimin se donte të bashkohej me Realin, Neymar gjithashtu deklaroi se nuk pret që marrëveshja të ndodhë deri pas Kupës së Botës.
Babai i Neymarit ka angazhuar agjentin Pini Zahavi në javët e fundit për t’i gjetur lojtarit një klub të ri – megjithëse prioritet mbetet Real Madridi.
Në anën tjetër, drejtuesit parisien kanë deklaruar se nuk mendojnë largimin e Neymarit, pasi deri më tani nuk ka asnjë ofertë, por as edhe një shenjë nga braziliani për largim. /Telegrafi/