Telegrafi

Neymar kërkon 1.3 milion euro pagë javore që të transferohet te Real Madridi

Real Madridi duhet t’i paguajë Neymarit një pagë prej 1.3 milionë eurosh në javë, nëse dëshiron ta transferojë atë në verë në Santiago Bernabeu.

AS raporton se ylli brazilian do të rikthehej në Spanjë, vetëm nëse përfiton pagën e majme nga skuadra madrilene.

Neymar aktualisht fiton 700 mijë euro në javë te Paris Saint-Germain, pas transferimit në vlerë prej 222 milionë eurosh nga Barcelona para dy sezonesh.

Gareth Bale (Getty Images/Guliver)

E përditshmja spanjolle, po ashtu, raporton se Real Madridi duhet ta largojë Gareth Balen, nëse dëshiron ta transferojë 27-vjeçarin në verë. Uellsiani është aktualisht lojtari më i paguar te Los Blancos, andaj madrilenët nuk do të mund t’i përballonin dy lojtarë me paga të larta.

Bale nuk është më në planet e Zinedine Zidane, andaj në këtë verë pritet që të largohet, kështu që mund t’i hapë rrugë transferimit të Neymarit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/