Telegrafi

Neymar futet në 10 transferimet më me influencë në botën e futbollit – Ai renditet me Pelen, Buffonin, Figon e Ronaldon (Foto)

Tashmë kemi një rekord të ri një botën e transferimeve në futboll.

Neymar ka kaluar nga Barcelona për te Paris SG për shumën e 222 milionë eurove.

Ai e ka thyer rekordin e Paul Pogbas kur kaloi te Manchester United nga Juventusi për 110 milionë euro.

Lexo po ashtu E pabesueshme – për katër orë janë shitur fanella të Neymarit në vlerë prej një milion euro (Foto/Video)

Pas tij vije Gareth Bale që kaloi nga Tottenham dhe Real Madrid.

Në listë janë edhe emrat e Cristiano Ronaldos, Zinedine Zidanes dhe Luis Figos, shkruan Yahoo Sports.

Lexo po ashtu Gjatë prezantimit në stadium Neymar kishte marrë me vete të gjithë familjen, përqafime të ngrohta me nënën e tij në fushë (Foto)

Por shumë nga këta lojtarë nuk kanë pasur influencë më shumë se Johan Cruyff kur erdhi nga Ajaxi te Barcelona për më pak se 2 milionë euro.

Më poshtë i gjeni 10 transferimet që kanë pasur influencën më të madhe në futboll. /Telegrafi/

Neymar nga Barcelona te PSG, 2017

Luis Figo nga Barcelona te Real Madrid, 2000

Johan Cruyff nga Ajax te Barcelona, 1973

Pele nga Santos te Neë York Cosmos, 1975

Cristiano Ronaldo nga Manchester United te Real Madrid, 2009

Marco van Basten nga Ajax te AC Milan, 1987

Diego Maradona nga Barcelona te Napoli, 1984

Gianluigi Buffon nga Parma te Juventus, 2001

Thierry Henry nga Juventus te Arsenal, 1999

Alfredo Di Stefano nga Millionarios te Real Madrid, 1953