Telegrafi

Neymar dhe Messi nuk mund t’a durojnë njëri-tjetrin, alarmohen Reali dhe United

Neymar raportohet se ka probleme me lojtarët kyç të Barcelonës.

Këshilluesi i lojtarit, Wagner Ribeiro, ka thënë këtë javë se tri klube janë në gjendje të paguajnë 200 milionë euro për ta transferuar atë.

PSG, Manchester United dhe Real Madridi kanë qenë të lidhur me Neymarin që nga fundi i sezonit të kaluar.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Marrëdhënia mes Messit dhe Neymarit nuk është e mirë. Messi nuk e përkrah egon e Neymarit dhe ai nuk e di si mund ta fitojë Topin e Artë me Messin në ekip”.

“Marrëdhënia me Enriquen është edhe më e keqe se me Messin”, deklaroi gazetari Eudardo Inda nga gazeta La Sexta për tensionin në kampin e Barcelonës.

Pra, si duket këtë verë do të shohim lëvizje të mëdha në futboll. /Telegrafi/