Site icon Telegrafi

Neymar dhe Messi lojtarët më të vlefshëm në botë – Në listën mes 100 më të mirëve edhe Hysaj, Mustafi dhe Xhaka (Foto)

Yjet e Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi dhe Neymar, vlejnë dy herë e gjysmë më shumë se fituesi i ‘Topit të Artë’ për këtë vit, Cristiano Ronaldo.

Sipas një raportimi të ‘CIES Football Observatory’, që publikon këtë raport, për të arritur te shuma e lojtarit, shikohet mosha, pozita kua luan, kohëzgjatja e kontratave të tyre dhe forma që kalojnë.

Sipas kësaj, Neymar, është lojtari më i vlefshëm në botë me çmimin prej 213 milionë eurove.

Lionel Messi është i dyti me 202 milionë euro, i ndjekur nga ylli i Tottenham, Harry Kane me 195 milionë euro.

Cristiano Ronaldo, që është lojtari më i suksesshëm në vitet e fundit, është lartë nga pozitat e para.

Ai gjendet në pozitën e 49 –të me 80.4 milionë euro.

Në top 10 janë pesë lojtarë që luanin në Ligën Premier.

Harry Kane, Dele Alli, Kevin de Bruyne, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba, mbajnë pozitat e para.

Vetëm dy vijnë nga LaLiga: Messi dhe Antoine Griezmann.

Elsed Hysaj ka tejkaluar Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë shqiptar në histori.

Sipas (CIES) ai ka një vlerë prej 70.5 milion euro duke lënë pas Xhakën me 68 milionë euro dhe Mustafin me 65.2 milionë euro.

Dyshja shqiptare e Arsenalit

Spanjolli që renditet më lartë është Alvaro Morata me çmimin prej 108 milionë euro.

Blerja e re e Barcelonës, Philippe Coutinho, renditet i 16-ti me 123 milionë euro.

Virgil van Dijk, ka vlerë prej 50.8 . /Telegrafi/

Exit mobile version