Telegrafi

Newcastle tërheq interesimin për Barellan, por Arsenali, Liverpooli dhe Unitedi vazhdojnë garën

(Foto: Getty Images)

Newcastle Unitedi e ka orientuar interesimin kah Sandro Tonali, por janë klubet tjera nga Liga Premier që vazhdojnë interesimin për mesfushorin e Interit.

Arsenali, Liverpooli dhe Manchester Unitedi vazhdojnë garën për shërbimet e futbollistit italian.

Lexo po ashtu Newcastle mund të befasojë me transferimin e Barellas

Tifozët e Nerazzurrëve u relaksuan paksa kur Newcastle e tërhoqi interesimin për Barellan, megjithatë FCInterNews.it paralajmëron se gjatë gjithë këtij afati kalimtar do të vazhdojnë përpjekjet e klubeve angleze për t’i siguruar shërbimet e tij.

Trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp, asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin për italianin, mirëpo ka konkurrencë të fortë nga Arsenali dhe Unitedi.

Lexo po ashtu Man Utd hidhet në garë për yllin e Interit, Barella

Topçinjtë e shohin Barellan si alternativë nëse dëshirojnë në transferimin e Declan Rice nga West Ham Unitedi.

Në ndërkohë, Interi nuk e ka në plan ta shesë futbollistin për shuma më të vogla se 90 milionë euro. /Telegrafi/