Site icon Telegrafi

Newcastle bën ofertë për Zapatan e Atalantas

Duvan Zapata është një nga sulmuesit më të mirë në Serie A në sezonet e fundit, kështu për atë kanë shfaqur interesim shumë klube.

Së fundmi është Newcastle, që është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për lojtarin, raporton DailyRecord. Ndërsa, lojtarit i është ofruar rrogë gjashtë milionë euro.

Por, duket se kjo ofertë nuk e ka bindur klubin nga Bergamo, të cilët për 31-vjeçarin duan 45 milionë euro.

Lexo po ashtu Pse Jeremie Boga nuk është zyrtarizuar ende nga Atalanta?

Zapata në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asitime.

Newcastle gjithashtu ka kërkuar informacione edhe për lojtarin tjetër, Robin Gosens. /Telegrafi/

Exit mobile version