Site icon Telegrafi

Nevina Shtylla sqaron të vërtetën rreth marrëdhënies me Capital T

(Foto: Instagram/ nevinashtylla)

Moderatorja Nevina Shtylla, e cila prej disa muajsh është shkëputur nga ekrani, u rikthye në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen si protagoniste në projektin muzikor të Capital T të titulluar “Buzëqeshje”.

E ftuar në Wake Up, bukuroshja konfirmoi se me reperin nuk kanë asgjë përtej miqësisë dhe oferta për të qenë pjesë e klipit ishte nga vetë artisti. Nevina rrëfeu se e pranoi për faktin se vinte në versionin filmik, ndërsa shtoi se nuk do ta shohim më në projekte muzikore.

“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij”.

(Foto: Instagram/ nevinashtylla)

“Në fillim isha skeptike se më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi”.

Lexo po ashtu Edhe pse bashkëpunuan në klip, Capital T dhe Nevina Shtylla nuk janë në një lidhje dashurie

“Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Ishte kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, ka theksuar Nevina.

Exit mobile version