Telegrafi

Neto do të largohet nga Barcelona, katalunasit e bëjnë një rikthim të rëndësishëm në portë

Neto dhe Marc-Andre Ter Stegen. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Portieri brazilian Neto iu bashkua Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Valencia.

Neto ishte pjesë e shkëmbimit me holandezin Jasper Cillessen që iu bashkua klubit nga Mestalla.

Por portieri brazilian nuk ka bindur drejtuesit e Barcelonës dhe pritet largimi i tij në verë.

Katalunasit synojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e Netos, për të cilin interesim ka shfaqur Roma.

Norberto Murara ‘Neto’. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Spanjës e ka gjetur tanimë portierin që do të jetë rezervist i Marc Andre Ter Stegen dhe ai është Pepe Reina.

37-vjeçari është i huazuar te Aston Villa nga Milani dhe ka pranuar të rikthehet te Barcelona.

Reina ka dalë nga akademia e Barcelonës, teksa nga viti 2000 deri më 2002 ishte pjesë e ekipit të parë.

Villareal, Liverpool, Napoli, Bayern Munich, Milan dhe tani Aston Villa kanë qenë skuadrat e Pepe Reinas që pas largimit nga Barcelona.

Pepe Reina sa ishte pjesë e Barcelonës

Reprezentuesi spanjoll do të ishte zëvendësues i gjermanit Ter Stegen, ndërsa ai do t’i kishte të garantuara vetëm ndeshjet e Kupës së Spanjës.

Gjithsesi para se të ndodh ky rikthim, Reina do të duhej t’ia mendojë vetë prishjen e kontratës me Milanin dhe t’i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë.

Kujtojmë që Reina për dy vite me Barcelonën kishte zhvilluar 49 ndeshje zyrtare ku në 18 prej tyre e kishte mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/