Telegrafi

Netanyahu thotë se vdekja e 21 ushtarëve “një nga ditët më të vështira” të luftës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vdekja e 21 ushtarëve izraelitë të hënën ishte “një nga ditët më të vështira” që nga shpërthimi i luftës.

“Unë mbaj zi për ushtarët tanë heroikë të rënë. Jam me familjet në kohën e tyre të nevojës dhe të gjithë lutemi për paqen e të plagosurve tanë”, ka thënë Netanyahu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pasi një granatë me raketë (RPG) goditi një tank që mbronte trupat izraelite, dy ndërtesa dykatëshe u shembën mbi ushtarët pas shpërthimit, tha në një deklaratë të martën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), adm. Daniel Hagari.

Lexo po ashtu Dita më vdekjeprurëse për forcat izraelite që nga fillimi i operacionit të tyre tokësor në Gaza

Incidenti ishte humbja më e madhe e jetës për trupat izraelite në Gaza që nga fillimi i luftës me Hamasin.

“IDF ka nisur një hetim për ngjarjen. Ne duhet të nxjerrim mësimet e nevojshme dhe të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur luftëtarët tanë të sigurt”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli “nuk do të ndalojë së luftuari deri në fitoren absolute”. /Telegrafi/