Telegrafi

Netanyahu pohoi se Gaza do të udhëhiqet për një kohë nga Izraeli, reagon SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë ri-pushtim të Gazës nga Izraeli, ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi Vedant Patel tha gjithashtu se Uashingtoni nuk mbështet asnjë zhvendosje të detyruar të palestinezëve jashtë territorit të Rripit të Gazës, raporton skynews.

Lexo po ashtu Netanyahu: Forcat izraelite shkatërruan selinë, tunelet dhe bazat e Hamasit

Duke folur në një konferencë të përditshme për shtyp, Patel tha se nuk ishte diçka që Uashingtoni po e ndiqte dhe nuk është në tryezat e bisedimeve.

Kjo vjen pasi kryeministri izraelit. Benjamin Netanyahu pohoi sot se Izraeli do të ketë përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë së Gazës “për një periudhë të pacaktuar”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha më pas se Izraeli nuk do të sundojë Gazën pas luftës dhe as Hamasi.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të Hamasit në territoret izraelite. /Telegrafi/