Alessandro Nesta pretendon se Milani ka shumë probleme, teksa zbuloi se shpreson që të trajnojë një ditë Lazion ose Rossonerët. Mbrojtësi italian ka folur edhe për titullin në Serie A dhe shumë gjëra të tjera.
Projekti kinez i Milanit e gjen veten nën shqyrtim pas pesë humbjeve në 12 ndeshje, duke i lënë ata të lëngojnë jashtë vendeve evropiane të Serie A.
Për këtë ka folur Nesta, i cili ka theksuar se skuadra e Milanit ka shumë problem edhe pse sipas tij ka një trajner të mirë si Vincenzo Montella.
“Milani i ri? Ata ende nuk kanë marrë atë që duna dhe kanë shumë probleme”, ka thënë fillimisht Nesta për Corriere dello Sport.
“Kur ndryshoni kaq shumë gjëra, është e pashmangshme kjo situatë. Montella është një trajner i shkëlqyer, dhe ai ka një punë të vështirë në Milano”.
“Interi për Scudetton? Spalletti ka një karakter dhe ide të mahnitshme, por Allegri ka një skuadër shumë më të mirë në dispozicion të tij”.
“E ardhmja në Itali? Shpresojmë … kam pasur disa oferta, por kam një kontratë me Miamin”.
“A do të preferoja të trajnoja Milanin apo Lazion? Në të ardhmen, kur të jem gati, shpresoj t’i trajnoj të dyja skuadrat”.
“Inzaghi? Simone ka shumë për të thënë për shkak se ekipi i tij po luan futboll të shkëlqyeshëm dhe Lazio janë konsistente në aspektin e performancës dhe rezultateve”.
“Ne luajtëm së bashku për disa vite dhe nuk prisja që ai të bënte aq mirë”.
“Rugani, Romagnoli dhe Caldara? Shpresoj se ata do të kenë një karrierë si e imja dhe ajo e Cannavaros, por për të rritur, ata duhet të luajnë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi mbrojtësi legjendar italian. /Telegrafi/