Site icon Telegrafi

Nëse nuk e dinit ‘se sa i shqetësuar këto ditë’ është një lider evropian, këtë ua tregon fotografja e presidentit Macron

Derisa bota po përballet me një agresion të egër të Rusisë mbi Ukrainë, liderët botërorë po mundohen të gjejnë mënyra për të ndaluar presidentin Vladimir Putin.

Dhe njeriu që së fundmi është më aktiv në kontaktet me presidentin rus – dhe jo vetëm – është homologu i tij francez, Emmanuel Macron, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Prekëse: Një fëmijë ukrainas duke qarë, derisa i vetëm kalon kufirin për në Poloni

Por sigurisht një gjë e tillë nuk është e lehtë, dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi të publikuara nga fotografja e tij në rrjetet sociale.

Foto: instagram.com/soazigdelamoissonniere

“Meqë ra fjala, nëse nuk e dinit se si duket shqetësimi evropian”, thuhet në një nga përshkrimet në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Zelensky paralajmëron Rusinë se nuk do të ketë falje - përkundrazi, do të ketë "një ditë gjykimi"

Ndryshe, derisa agresioni në Ukrainë ka hyrë në ditën e 12-të, numri i civilëve të vdekur që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt është 364, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara të dielën.

Ndërkohë më shumë se 1.5 milion ukrainas kanë dalë jashtë vendit në vetëm 11 ditë në atë që OKB-ja tani e quan “krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. /Telegrafi/

Exit mobile version