Duket se marrëdhënia mes Interit dhe sulmuesit argjentinas Mauro Icardit është thyer përfundimisht dhe vështirë që dyshja të ketë të ardhme së bashku.
Të gjendur në një situatë të tillë, Interi e ka bërë gati listën për ta gjetur një zëvendësim për sulmuesin.
Janë dyshja e Interit për transferime, Beppe Marrotta dhe Piero Ausilio që kanë nisur të kërkojnë për zëvendësuesin.
Tre janë emrat më të mundshëm për të zënë majën e sulmit tek zikaltërit. Bëhet fjalë për Duvan Zapatan, Romelu Lukakun dhe Edin Dzekon.
Më i mundshmi nga këta emra është kolumbiani Zapata që luan te Atalanta.
Lukaku kërkon një rrogë të lartë dhe po ashtu Manchester United nuk pranon më pak para se sa e ka blerë, 80 milionë euro.
Në anën tjetët Dzeko ka një kontarët deri në vitin 2020 me Romën, por çmimi i tij i lirë mund të lejoj Interin të bëjë një ofertë për boshnjakun. /Telegrafi/