Manchester United i është bashkuar garës për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.
Sulmuesi i Bluve nuk ka arritur ende një marrëveshje të re me klubin.
Mount ka qenë i lidhur me Liverpoolin në javët e fundit dhe gjërat duket se janë tejet interesante në Londër.
Tani ESPN deklaron se United është gjithashtu në kërkim të mesfushorit nëse ai vihet në dispozicion.
Nga ana e tyre, Chelsea dëshiron që Mount të rinovojë kontratën e tij dhe të zgjasë qëndrimin e tij në klub.
Megjithatë, skuadra londineze gjithashtu mund ta shohë atë si një aset që mund ta shesin në verë nëse ai nuk e rinovon.
Blutë janë në dijeni se nga shitja e Mount mund të përfitojnë mbi 80 milionë euro dhe mund të financojnë blerje të reja. /Telegrafi/