Telegrafi

Nëse jo Pogba, atëherë Real Madridi do të transferojë Camavingan

Real Madridi është duke insistuar që të transferojë Pau Pogban nga Manchester Unitedi.

Los Blancos ka disa afate që po tentojnë të transferojë mesfushorin francez, mirëpo Djajtë e Kuq nuk e kanë lejuar largimin e tij.

Sipas asaj që raporton AS, nëse fituesi i Kupës së Botës nuk transferohet në Santiago Bernabeu, atëherë Eduardo Camavinga do të zë vendin e tij.

Pogba po kërkohet po ashtu edhe nga Juventusi dhe duket se rikthimi i tij në Torino do të ndodhë në këtë verë.

Lexo po ashtu Camavinga shpreson të transferohet te Real Madridi

Në anën tjetër, 17-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Zinedine Zidane dhe transferimi i tij do të realizohet në këtë verë.

Por, e gjitha do të varet nëse Pogba do të ndryshojë qëndrim në momentet e fundit, apo do të pranojë të kalojë te madrilenët. /Telegrafi/