Babai i Elon Musk pretendon se djali i tij, miliarderi i njohur po kërkon të blejë liderët e Ligës Premier, Liverpoolin.
Gjeniu i teknologjisë ka treguar se çfarë prek e kthen në një biznes të suksesshëm.
Dhe Errol Musk pretendon se djali i tij tani mund të kalojë në futboll pasi ndihmoi Donald Trump të ngjitej në presidencën amerikane.
Por nëse ai arrin të blejë Liverpoolin edhe pse drejtuesit aktual nuk mendojnë shitjen e tij, ai do të ishte një nga pronarët më të pasur në Ligën Premier.
Pasuria e Musk është njëqind herë më e madhe se sa e drejtuesit aktual, John Henry, që ka një pasuri prej 4.2 miliardë funte (5.03 miliardë euro).
Pasuria e Musk është afërsisht e barabartë me Fondin Saudit PIF që ka pasuri prej 644 miliardë euro dhe ai do të ngjitej në vendin e dytë menjëherë pas tyre.
10. Liverpool, John Henry: 5 miliardë euro
9. Chelsea, Todd Boehly: 6 miliardë euro
8. Tottenham, Joe Lewis: 6 miliardë euro
7. Crystal Palace, Josh Harris: 6.8 miliardë euro
6. Aston Villa, Nassef Sawiris: 6.9 miliardë euro
5. Fulham, Shahid Khan: 11.6 miliardë euro
4. Arsenal, Stan Kroenke: 14.5 miliardë euro
3. Man City, Sheikh Mansour: 20.3 miliardë euro
2. Man Utd, Sir Jim Ratcliffe: 35.5 miliardë euro
2. Liverpool, Elon Musk: 406 miliardë euro
1. Newcastle, Arabia Saudite PIF: 644 miliardë euro
/Telegrafi/