Site icon Telegrafi

“Nëse e doni futbollin, e doni edhe Messin”

BILBAO, SPAIN - OCTOBER 28: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring goal during the La Liga match between Athletic Club Bilbao and FC Barcelona at San Mames Stadium on October 28, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se nëse e doni futbollin, ju e doni edhe yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messin, teksa thekson se ndihet mirë që Argjentina ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Në fazën e hershme të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Argjentina kishte probleme dhe shumë njerëz të futbollit ishin skeptik rreth kualifikimit të tyre.

Lexo po ashtu Messi jep leksione në La Liga - Ka shënuar gola njëjtë sa kanë shënuar Ronaldo, Bale, Benzema, Griezmann, Suarez, Ben Yedder dhe Gameriro (Foto)

Megjithatë, Argjentina arriti kualifikimin në fund falë një het-triku të shënuar nga Messi në ndeshjen e fundit ndaj Ekuadorit.

Trajneri francez, Wenger është i kënaqur për pesë herë fituesin e Topit të Artë, pasi arriti të mbaj mbi super kombëtaren e tij në momente delikate.

Lexo po ashtu “Ronaldo jo më i mirë se Messi për shkak se është egoist”

“Unë jam personalisht shumë i lumtur që do ta shoh Messin duke shkuar në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Wenger për faqen zyrtare të klubit.

“Nëse e doni futbollin, doni të shikoni Messin. Nëse e doni futbollin, e doni edhe Argjentinën”.

“Ata gjithmonë kanë sulmues të klasit të lartë botëror dhe kanë gjithmonë talent”.

“Në përgjithësi, do të thosha se do të isha i trishtuar nëse Argjentina nuk do të kishte shkuar në Kupën e Botës”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Messi zbulon katër kombëtaret favorite për finalen e botërorit
Exit mobile version