Romelu Lukaku është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë.
Sulmuesi belg ishte i huazuar te Interi sezonin e fundit nga Chelsea dhe tanimë është kthyer në Londër.
Rossonerët po mundohen ta bindin Chelsean për transferimin e Lukakus në San Siro, por negociatat nuk janë aspak të lehta.
Calciomercato ka raportuar se në rast se nuk arrihet transferimi i sulmuesit belg, atëherë Milani do të shikoj objektiva të tjerë, ku dy emra ka në listë.
I pari në listën e Rossonerëve është Alvaro Morata, kosto e të cilit është e ulët pasi Atletico do ta lejonte largimin e tij për 10 milionë euro.
Ndërkohë emri tjetër është ai i talentit italian Gianluca Scamacca që po tenton rikthimin në Itali pas vitit të parë jo të mirë me West Hamin në Ligën Premier.
Vlen të theksohet se si Morata ashtu edhe Scamacca janë edhe në listën e dëshirave të Romës, por Milan do ta transferojë njërin nga ta nëse nuk arrihet Lukaku. /Telegrafi/