Chelsea janë të gatshëm t’i ofrojnë Olivier Giroudit një rrugë shpëtimi nga Arsenali.
E përditshmja britanike “Mirror” shkruan sot se The Blues janë të gatshëm të negociojnë me francezin në rast se futbollisti dështon të huazohet te Borussia Dortmund.
Antonio Conte është i interesuar për të forcuar skuadrën dhe kampionët kanë qenë të lidhur me një marrëveshje për sulmuesin e Romës, Edin Dzekos.
Por raporti sugjeron se klubi e sheh Giroudin si një mundësi më të mirë nëse Dzeko nuk do të mund të largohet prej skuadrës italiane.
Dortmund ka ofruar vetëm 1.3 milionë funte për të marrë Giroudin për pjesën tjetër të sezonit.
Kjo mund t’iu ofrojë një mundësi për ta bindur atë të shkojë në Stamford Bridge.
Ndryshe, Chelsea zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 50 pikë, 15 sosh më pak se Manchester City. /Telegrafi/