Telegrafi

Nëna raporton djalin në polici për sulm fizik ndaj familjes në Prizren, kurse në Lipjan burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas së tij

Foto: Ilustrim

Një burrë eshte arrestuar në Lipjan, pasi i njëjti sipas policisë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. E pas kësaj gruaja së bashku me fëmijët e saj janë larguar nga shtëpia dhe janë dërguar në strehimore ku edhe pritet që të qëndrojnë. Kurse burri me vendim të prokurorit është  liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima me dy fëmijët e saj janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”,  bënë të ditur policia.

Mirëpo nuk është rasti i vetëm ky që raportohet në polici si dhunë në familje, në qytetin e Prizrenit, nëna ka raportuar në polici djalin, sepse sipas saj ai në vazhdimësi është duke i shqetësuar familjarët. E pas ekzaminimeve mjekësore në klinikën e Psikiatrisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se djali  saj i dyshuar mashkull kosovar në vazhdimësi është duke i shqetësuar familjarët e saj. I njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor në repartin e  Psikiatrisë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Telegrafi/