Nëna e këngëtares, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora, shpesh është bërë temë e mediave lidhur me të kaluarën e saj.
Dikur ajo vuante nga kanceri i gjirit, gjersa më pas ajo arriti të mposhtë këtë sëmunje.
Mbështetja nga familjarët, shoqëria, por edhe fansat e vajzës së saj ishte aq e madhe, saqë Vera thotë se gjeti forcën për tu përballur me këtë sëmundje, pikërisht tek ky suport.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Vera ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar vite më parë, ku shfaqej duke i dhënë gji djalit të saj.
Në përshkrimin e imazhit, ajo bën një dedikim prekës për të gjithë nënat, ndërsa thotë se vetëm pak kohë pasi kishte realizuar këtë fotografi, ajo ishte diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit në gji.
“Një kujtim i çmuar gjersa ushqeja me gji fëmijët e mi. Jeta është e paparashikueshme pasi jam diagnostikuar me kancerin e gjirit disa vite më vonë dhe gjetja e një gunge në të njëjtën gji çoi në kirurgji dhe trajtim. Ndjenjë e butë, por ndjehem krenare që kalova nëpër një udhëtim të ashpër dhe nuk ndjej keqardhje që gjiri im për mua ka shërbyer për qëllimin e vërtetë. Unë jam duke kërkuar për të ardhmen me një qëndrim pozitiv dhe gjithmonë duke dashur të rris ndërgjegjësimin për gratë e tjera që kanë pasur një rrugë të ngjashme. Të qenit i vetëdijshëm për gjininë është vendimtar dhe gjithashtu jam krenare që jam ambasadore e ëndrrave të ardhshme – një bamirësi pranë zemrës sime që ngre vetëdijen për mbështetjen e kancerit të gjirit, vetëdijes dhe hulumtimit! Po punoj në një projekt emocionues – shiko këtë hapësirë – nisë në 19 shkurt”, janë fjalët e saj.
“Kjo foto eshte me rendesi per mua, gjiri per mua ka kry detyren kryesore si nene. Pak pas ksaj foto jam diagnostifikuar me kancerin e gjirit po ne te njejtin gji. Jam e lumtur qe jam ketu te ndaj kete pjese te jetes sime dhe ngris vetdijen qe grat te perkujdesjen dhe bejne kontrolla te rregulta. Ju dua”. /Telegrafi/